Kallëzimet e opozitës për 14 majin, Flamur Noka shkon për herë të dytë në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar sot në SPAK.

Bëhet me dije se ligjvënësi demokrat do të pyetet në cilësinë e kallëzuesit për denoncimet për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe si person që ka dijeni.

Kujtojmë se Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.

Më herët, Noka tha për mediat pas dëshmisë në SPAK se ishte thirrur për dy çështje, atë të kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi dhe për aplikacionin Aktivisti.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të Aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë”, deklaroi Noka më 23 maj.
()

Arena e Lajmit


Kallëzimet e opozitës për 14 majin, Flamur Noka shkon për herë të dytë në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook