Kreyministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me deklaratën e kryediplomatit të BE-së Josep Borrell në lidhje me çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Rama u shpreh se BE-ja nuk mund të ishte më e qartë dhe se veprimet e palës kosovare dhe asaj serbe “nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”.
Ai u shpreh se shpreson që Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta kundër tyre, ndërsa u bëri thirrje që të veprojnë shpejt e të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane.
Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, shkroi Rama në Twitter.