Më 31 maj i përfundoi kontrata, por ky nuk është ende fundi i ciklit të Orges Shehit te Tirana. Të gjithë flasin se tekniku do të largohet nga kryeqyteti, sigurisht është një opsion, por fakt është që sërish fjalën e parë e ka Tirana, e ka presidenti Halili. Shehi këtë periudhë është kthyer në një nga trajnerët më të kërkuar në Shqipëri, por dhe në rrahon.
Burime për “” bëjnë me dije se Shehi është takuar me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe drejtorin sportiv të klubit shkodran Elvis Plori. Xheferi dhe Plori e kanë njohur me projektin e Vllazninë për sezonin e ri. Nuk është më një sekret as fakti që prej kohësh Shehi ndiqet nga Shkëndija e Tetovës, në tavolinë për të është një kontratë shumë e mirë finaciare, por Shehi është në pritje të lëvizjes që do të bëjë presidenti Halili.
Trajneri që i solli Tiranës trofe dhe miliona, është gati të vijojë sërish karrierën e tij me bardheblutë, kërkon të sfidojë Partizanin dhe jo vetëm, por ashtu si një vit më parë, Shehi kërkon garanci nga Halili, kërkon një ekip të fortë, konkurrues për të synuar me kohë të plotë titullin kampion. Edhe pas sfidës së Kupës, Shehi e theksoi se mes tij dhe Tiranës nuk është çështje parash, por projekti.
Nëse Halili i plotëson kushtet, shlyen të gjithë detyrimet ndaj tij dhe lojtarëve, Shehi është gati të drejtojë Tiranës edhe në sezonin e ri duke hedhur poshtë të gjitha ofertat, edhe ato më të mira ekonomike, për të synuar titullin me ekipin që këtë periudhë ka krijuar një lidhje shumë të fortë.
()