Helmimi i banorëve në Bulqizë, reagon policia: Në bashkëpunim me AKU-në po vijojmë hetimet

Policia ka reaguar lidhur me helmimin e banorëve në Gjoricë të Bulqizës. Sipas bluve thuhet se në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi.

Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e  nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Arena e Lajmit


Helmimi i banorëve në Bulqizë, reagon policia: Në bashkëpunim me AKU-në po vijojmë hetimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook