“Rezultatin në ato përmasa s’e prisja”, Paloka flet për humbjen në zgjedhjet e 14 majit: U manipuluan dhe u vodhën nga Rama, të paktën të linte Kamzën

Edi Paloka i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, teksa foli ndër të tjera për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, dhe humbjen e thellë të opozitës.

Ai tha se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë manipuluar dhe vjedhur nga Edi Rama.

“Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë.

Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat?

Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet.

Ne rezultatin e zgjedhave nuk e njohim”, tha Paloka.

 

Arena e Lajmit


“Rezultatin në ato përmasa s’e prisja”, Paloka flet për humbjen në zgjedhjet e 14 majit: U manipuluan dhe u vodhën nga Rama, të paktën të linte Kamzën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook