“Ulsi Manja u bënte presion problematikëve në telefon”, denoncimi i Palokës: U thoshte punoni për PS-në ose…

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me rezultatin pas zgjedhjeve të 14 majit.

Paloka u shpreh se vota është blerë dhe manipuluar nga mazhoranca me të gjitha sistemet e “joshjes dhe presionit”.

Ai shtoi më tej se vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka marrë vetë në telefon personat problematikë në qytetet e Lezhës, Mirditës e Kurbinit duke u thënë se nëse nuk punojnë për PS-në gjatë fushatës do kenë probleme.

“Termi u ruajt vota është pak abstrakt. Votën nuk po e grabit nga dora ai dhe duhet ta ruajmë me kallash. Ajo blihet e manipulohet me të gjitha sistemet e presionit dhe joshjes. Janë futur njerëz në burg kot para zgjedhjeve dhe u është thënë që duhet të shërbejnë për qeverinë që të dalin. Ulsi Manja i merrte vetë në telefon problematikët në Lezhë, Mirditë e Kurbin dhe u thoshte se do punojnë për PS-në ose do kenë probleme. Kanë marrë njerëz që janë në kërkim dhe janë detyruar nga Ulsi Manja të punojnë për PS-në”, zbuloi ai.

Arena e Lajmit


“Ulsi Manja u bënte presion problematikëve në telefon”, denoncimi i Palokës: U thoshte punoni për PS-në ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook