Nuk ka më dyshime. Orges Shehi do të vijojë të jetë në krye të Tiranës. Ka qenë klubi bardheblu që ka bërë njoftimin zyrtar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Dështimi në kampionat e më pas në Kupë krijoi thashethemet për një largim të mundshëm të teknikut nga stoli i kryeqytetasve, teksa u përfol shumë për një kalim te Shkëndija e Tetovës apo te Vllaznia.
Trajneri 45-vjeçar i lindur në Durrës ka besimin e plotë të klubit. Shehi numëron 110 ndeshje në krye të Tiranës.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës @tefikosmani21 shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu” – Shkruan klubi.
()