“Janë manipuluar provat”/ Vrasja e Florian Selimit në Fier, nëna: Kanë kaluar 4 vite, 25 seanca gjyqësore dhe ende nuk po bëhet drejtësi

Kur kanë kaluar rreth 4 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësi për këtë ngjarje. Dukate Selimi nëna e Florian Selimit endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.

“Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme, i kam shkruar çdo lloj institucioni. Tani mbas 4 viteve, që seancë pas seance, mbi 24 seanca janë bërë, asnjë vendim nuk ka. Njëri është në burg për arsye tjetër, kurse tjetri, kam edhe një foto që endet nëpër seanca pa praninë e policisë, është i lirë domethënë. Kërcënime kam pasur nga ata”, shprehet Dukate Selimi.

Pas krimit, më 13 gusht 2019, policia në komunikatë zyrtare njoftoi se kishte zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen dhe se ishin arrestuar autorët e dyshuar të krimit, por sot pas 4 vitesh, kur pyetet në sallën e gjyqit shefi i krimeve thotë që nuk mban mend.

“Nga pesë dëshmitarë që kanë pasur për të dëshmuar, vetëm njëri prej tyre ka thënë ashtu siç e ka shkruar në letra, ka thënë të vërtetën, kurse të tjerët ngrenë pretendime se kanë pasur Covid, thonë jemi të sëmurë dhe nuk mbajmë mend asgjë. Edhe shefi i krimeve të rënda Adriatik Mehmeti thotë nuk mbaj mend asgjë. I thashë që keni dhënë edhe një komunikatë për mediat që është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja, por tha nuk e mbaj mend. Duket qartë që ata kanë bashkëpunuar për prishjen e provave”, shprehet Dukate Selimi.

Nëna e Florian Selimit pretendon se janë manipuluar provat dhe se ka pasur ndërhyrje për të mbrojtur autorët. Ajo ka kërkuar të drejtën në çdo hallkë të sistemit drejtësisë.

“Na është thënë atë natë që janë gjetur prova dhe është zbardhur çështja, na është thënë nga shefi i krimeve të rënda. Ndërhyrje të institucioneve deri lart deri në shtet, pasi kam edhe foto që një deputet është në krah të tyre, domethënë kanë përkrahjen e institucioneve ligjzbatuese, por edhe deri lart”, thotë nëna e Florian Selimit.

Ajo i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të gjykojnë çështjen pa ndërhyrje dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Kërkoj nga organet ligjzbatuese që këtë çështje ta marrin me seriozitet, mos na lënë që të kalojmë në vetëgjyqësi sepse gjakun e djalit tim unë nuk e fal. Kam humbur djalin e vetëm, e kam humbur padrejtësisht, është vrarë në rrugë, kërkoj drejtësi”, bën apel nëna e Florian Selimit.

Arena e Lajmit


“Janë manipuluar provat”/ Vrasja e Florian Selimit në Fier, nëna: Kanë kaluar 4 vite, 25 seanca gjyqësore dhe ende nuk po bëhet drejtësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook