Ditën e sotme po mbahet një seancë dëgjimore me kandidatët për ambasadorë shqiptarë që do të na përfaqësojnë jashtë vendit.
E para që po prezantohet është Meri Kumbe, kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.
Kjo e fundit tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Ndërkohë, me rezerva është shprehur deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili tha se mes kandidatëve sheh shumë pak persona që përfaqësojnë realisht diplomacinë. Ai e cilësoi skandal faktin që disa prej ambasadorëve qëndrojnë 12 vite në misionet e tyre.
DISKUTIMI
Kumbe: Ndodhem sot këtu përpara jush, me peshën e përgjegjësisë dhe e nderuar për postin e ambasadores së Izraelit. Shqipëria u bë shembull i mbrojtjes së Hebrenjve.
Shehu: Shoh shumë pak nga njerëz që përfaqësojnë diplomacinë. Do të bëhet ambasadorë, ndaj punon dhe bën karrierën diplomatike. Në këtë mënyrë keni andikapuar karrierën diplomatike. Ju duke marrë majën e e ambasadorëve nga individë që nuk lidhen dhe nuk janë pjesë e diplomacisë, ju shkatërroni Diplomacinë. Pse mos të ketë pjesë nga brenda vendit, që janë pjesë e diplomacisë. Kjo të bën realisht që ta shohësh me skepticizëm këtë proces.
Kodheli: Mund të ftojmë zonjën Xhaçka që të na japë shpjegimet e saj. Ne zgjodhëm ditën e premte për të bërë këtë dëgjesë.
Kumbe: Sa i takon raporteve Kosovë-Izrael janë të mira.
()