U plagos me 2 plumba/ 24-vjeçari nga Kuçova në luftë për jetën, babai kërkon ndihmë për kurimin e tij në Turqi, autorët ende të lirë

I plagosur dy javë më parë në Kuçovë, i riu po lufton me vdekjen në spital, familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë pasi 24-vjeçari Donald Grymshi ka nevojë për transplant veshke.

Sherri mes disa të rinjve mbrëmjen e 26 Majit në qytetin e Kuçovës i ka kushtuar shtrenjtë 24-vjeçarit që u plagos nga kuçovarët me kallashnikov. I riu nga Tirana Donald Grymshi u plagos dy javë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë nga katër të rinjtë Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ai u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmë e parë mjekësore u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishte humbur shumë gjak. Për shkak të gjendjes kritike për jetën 24-vjeçari u transportua dy ditë më pas në një spital në Turqi dhe mësohet se po lufton me vdekjen.

Donald Grymshi mori dy plumba kallashnikovi, një në shpatull dhe një në kofshë dhe ky i fundit mësohet se i ka prekur aortën kryesore dhe veshkat. Sipas familjarëve, i riu ka humbur njërën nga këmbët, ndërkohë që ka nevojë emergjente për transplant veshke. Ka qenë babai i tij Arben Grymshi, ai që u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve në rrjetet sociale, për të shpëtuar jetën e djalit.

Whatsapp Image 2023 06 09 At 10.32.23
Whatsapp Image 2023 06 09 At 10.32.23

E ndërsa 24-vjeçari i plagosur Donald Gryshmi është duke luftuar me vdekjen në spital, asnjë prej autorëve të plagosjes së tij nuk ka rënë ende në prangat e policisë. Burimet policore nuk kanë ende të qartë edhe shkaqet e sherrit mes të rinjve që supozohet se mund të ketë nisur për një vajzë.

Arena e Lajmit


U plagos me 2 plumba/ 24-vjeçari nga Kuçova në luftë për jetën, babai kërkon ndihmë për kurimin e tij në Turqi, autorët ende të lirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook