Populli zikaltër ka nisur prej kohësh të ëndërrojnë për finalen e madhe të Stambollit. Në futboll asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër kur bëhet fjale për një sfidë teke, për një finale të Champions League. Simone Inzaghi dhe stafi i tij po punojnë për të ndërtuar një formacion fitues, edhe pse përballë kanë një skuadër jashtëzakonisht të fortë, ekipin më në formë për momentin në Evropë, Man.City.
Janë rikuperuar Mkyitaryan dhe Correa, por Inzaghi ka vetëm një dilemë në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë. Në sulm, Dzeko do ta nis nga minuta e parë në krah të Martinez, ndërsa dilema e vetme ka të bëjë me mesfushën. Pavarësisht se Mkhitaryan është rikuperuar, armeni do të jetë në stol pasi vendin e tij do ta marrë Brozovic i cili do të luaj përkrahë Barella dhe Calhanoglu.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, jo vetëm në Stamboll, por edhe në Milano. “San Siro” ka hapur dyert për finalen e madhe teksa pritet të jenë afro 40 mijë tifozë që do ta ndjekin finalen në ekrane gjigandë.
()