Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 26-vjeçari në Korçë (EMRI)

Isuf Durmishllari, 26 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap duke shitur kokainë në një lokal në afërsi të një shkolle.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ishte në posedim të 26-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave.

NJOFTIMI:

Korçë/Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza të drogave të forta.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalin që kishte në posedim, në afërsi të një shkolle, kapet në flagrancë dhe arrestohet 26-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në afërsi të shkollave, kanë organizuar menjëherë punën, dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin:

-I. D., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në posedim të këtij shtetasi, në lagjen nr. 18, Korçë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e kokainës në doza, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 26-vjeçari në Korçë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook