Dhunoi bashkëshorten dhe i theu xhamat e banesës vjehrrës së tij, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, si edhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë konstatuar duke prerë dru pishe, në zonën e mbrojtur të pyllit të Divjakës.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 32 vjeç, banues në Shën e Premte, Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe ka thyer xhamat e banesës së vjehrrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Dhunoi bashkëshorten dhe i theu xhamat e banesës vjehrrës së tij, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook