Guardiola i sinqertë: Tripleta e vështirë, Manchester City nuk ishte në natën më të mirë

Trajneri Pep Guardiola i dhuroi trofeun e parë të Champions League skuadrës së Manchester Cityt. Nuk mund të mos shfaqej i lumtur për mediat vetë tekniku Guardiola, pas sfidës së fituar 1-0 me Interin.

“I lodhur, i qetë, i kënaqur. Është e vështirë për ta përshkruar.

Jini të qetë i thashë në pjesën e parë. Ju duhet të keni fat. Edersoni ose rastet e tyre, ata mund të barazonin. Ky kompeticion është si një monedhë.

Ishte e shkruar në yje. Na përkiste neve.

Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë. pas Kupës së Botës, skuadra bëri një hap përpara dhe ne ishim aty. Nuk ishte performanca jonë më e mirë.

Nuk kam energji të mendoj për sezonin tjetër, është e pamundur. Ne na duhet një pushim, një pushim shumë i gjatë.

Lojtarët tanë kanë ndeshje ndërkombëtare tani. UEFA dhe FIGA, mendojeni pak. Premier Liga mbaroi para dy apo tre javësh, tani lojtarët duhet të kthehen në fushë. Është shumë. Ne sërish do t’ia nisim nga zero sezonin e ardhshëm.

Ne do të festojmë në hotel me familjet dhe miqtë. Të hënën do të bëhet parada në Mançester. Me këtë kompeticion, tripleta ishte shumë e vështirë“ -tha ai.

Arena e Lajmit


Guardiola i sinqertë: Tripleta e vështirë, Manchester City nuk ishte në natën më të mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook