Ish-partnerja e Dani Alves feston ditëlindjen: Nuk jam vetëm, ende po shëroj plagët…

Ish-bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz pasi provoi të mbyllë profilet e saj në rrjetet sociale, është rikthyer më aktive se kurrë. Sanz vazhdon të ndajë momentet e përditshmërisë së saj me fansat, ku nuk mungojnë postimet e ndryshme. Influencuerja po i shijon e vetme këto ditë pasi ka festuar ditëlindjen e 31-të e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë.

“Ja ku jam, në moshën 31-vjeçare, duke shëruar plagët, duke rindërtuar veten dhe duke filluar nga e para. Do të ishte shumë mosmirënjohëse nga ana ime të them jam vetëm, sepse nuk jam vetëm. E lë veten të dashurohem nga ata që më duan, duke vlerësuar çdo përqafim apo gjest dhe duke ia kthyer me versionin tim më të mirë. Ndryshe nga shumë njerëz të thyer, unë e di vlerën time. Asnjëherë mos ndaloni së vlerësuari vlerën tuaj. Asgjë dhe askush nuk ka fuqi t’ju zhvlerësojë, ju e lejoni” – shkroi ajo.

Kujtojmë që Dani Alves është ende në burg për shkak të akuzave për përdhunim. Sa i takon ndarjes së çiftit, ka qenë Sanz që ka marrë vendimin menjëherë pasi Alves përfundoi në qeli.

()

Arena e Lajmit


Ish-partnerja e Dani Alves feston ditëlindjen: Nuk jam vetëm, ende po shëroj plagët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook