Milan Skriniar ndahet nga Interi pas shumë sezonesh. Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Sllovakisë, mbrojtësi ka bërë me dije se do të kalojë te PSG në Paris, pasi i përfundon kontrata me zikaltërit.
“Disfata ndaj City-t do të më mërzisë për një kohë të gjatë, por tashmë sezoni përfundoi dhe unë po fokusohem te edicioni i ardhshëm, i cili do të jetë i veçantë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në Paris, e rëndësishme është që unë tani ndihem shumë mirë. Po stërvitem normalisht, e mbarova sezonin me disa probleme fizike. Ishte e pamundur të luaja sepse rrezikoja një dëmtim më të rëndë. Tani jam gati nëse kombëtarja ka nevojë për mua, por edhe mund edhe të qëndroj në pankinë”, – tha ai.
Skriniar iu bashkua skuadrës nga Milano në vitin 2017, nga ekipi i Sampdorias. Më parë ka luajtur edhe për Zilina në Fortuna Liga të Sllovakisë.
()