Kandidatët për ambasadorë, Alizoti nuk kursehet nga Komisioni i Jashtëm: Duhet të jesh mik me Ramën që të përfaqësosh vendin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti nga dëgjesa e Komisionit të Jashtëm, u shpreh se kandidatët për ambasador do duhet të kenë mik kryeministrin e vendit.

Sakaq tha se Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion, teksa i krahasoi me vende si Somalia dhe Ruanda.

“Duhet të jenë miq me kryeministrin që të shkojnë ambasador. Mund të ketë në një vend të Ballkanit preferenca politike, por nuk mund të lihet ministria e jashtme jashtë loje. Ndihem keq dhe më vjen keq për kolegët e ministrisë së jashtme. Ata janë të anashkaluar. Mirë do ishte që komisioni të ishte kritik. Shkëmbimi i vendeve, të gjithë ambasadat flasin gjuhën gjermane. Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion, si në Somali, Ruanda etj. Ambasadori duhet të jetë si kryeministri apo presidenti i vendit këtu. Ke frikë ti pyesësh për kufijtë dhe pyetje të tilla pasi nuk dinë të përgjigjen”, u shpreh Alizoti.

(BalkanWeb)

Arena e Lajmit


Kandidatët për ambasadorë, Alizoti nuk kursehet nga Komisioni i Jashtëm: Duhet të jesh mik me Ramën që të përfaqësosh vendin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook