Krahasimi me RMV/ “Ose të dalë e jona për kokrrën e ullirit ose në djall të shkojë fuçia e vajit”, Rama mesazh Kurtit: Nëse i bën naze marrëveshjes në tavolinë, tjetra…

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat u ndal tek tensionet në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së tij, Rama ka krahasuar situatën aktuale të tensionuar në Kosovës dhe refuzimin  e draft-propozimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, me atë të Maqedonisë së Veriut, për emrin. Rama u shpreh se nëse refuzon marrëveshjen në tavolinë, atëherë marrëveshja tjetër nuk do të jetë më e mirë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Interesi i Kosovës është sa më shumë qetësi, për të marrë marrëveshjen që çon në njohje, pastaj nëse aty krijohen flakë, cili është më i interesuari strategjikisht si shtet për të mos pasur flakë atje? Kosova. Taktika nuk të çon asnjëherë në fitore, strategjia po. Taktika vetëm të ngatërron me këmbët e tua.

I kam bërë Kosovës dhuratën më të madhe. Ai plan që është në tavolinë është më i miri.

Kur i bën shumë naze një marrëveshje që ta vënë në tavolinë Fuqitë e Mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë.

Vëllezërve tanë maqedonas ju vu dikur një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë , nuk e pranuan dhe tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë. Është marrëveshja e Greqisë, të tjera dhe ajo që vjen më mbrapa, pasi t’i i lodh Fuqitë e mëdha duke bërë naze është më e keqe. Mbase janë çmenduar SHBA-të, BE, mbase me ta edhe unë, siç edhe e di syri që nuk shikon i çmendur jam. Ne nuk kemi një marrëdhënie me ndërkombëtarët në këtë rast. Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike. Shqipëria është anëtare e NATO-s, negocion me BE. Nuk është marrëdhënia jonë me, por ‘jemi ne’. Ngrijeni kokën lart për Shqipërisë, jemi ne bashkësia Euroatlantike. Pra nuk është problem se janë çmendur të gjithë dhe ne po çmendemi. Jo mor zotëri. Kush po e sulmon Kosovës? Nuk ka kërcënim. Unë me Albinin komunikoj rregullisht. Mund të vendoset që kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë. Por derën e Shqipërisë e ka të hapur. Por ne tmerrohemi nga kjo miopi. Unë jam i hapur që nëse ai ka informacione që nuk i ka ndarë me publikun dhe i ndan me mua dhe thotë se këtu ka një rrezik dhe më bind mua për atë rrezik, unë jam i gatshëm të shkoj të bashkësia. Unë nuk jam ariu, por kryeministri i Shqipërisë dhe nuk shoh asnjë interes. Por vetëm dëme për kombin shqiptar. Ose të na dalë e jona për kokrrën e ullirit ose në djall të shkojë pastaj fuçia e vajit . Banda kriminale ka në çdo shtet të botës. Unë po flas për kërcënime të një natyre tjetër. Për këto ju them se bashkësia euroatlantike është e vendosur për ta mbështetur çmontimin e tyre.

()

Arena e Lajmit


Krahasimi me RMV/ “Ose të dalë e jona për kokrrën e ullirit ose në djall të shkojë fuçia e vajit”, Rama mesazh Kurtit: Nëse i bën naze marrëveshjes në tavolinë, tjetra…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook