Romelu Lukaku është i dashuruar me Interin. Sulmuesi belg ka shprehur dëshirën për të mos ndërruar ambient, pavarësisht se kartoni i tij zotërohet nga Chelsea. Së fundmi ka pasur zëra për një largim të mundshëm drejt Arabisë Saudite, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë tifozët e Interit për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë sezonit. Na keni qëndruar pranë në çdo moment dhe dua t’ju falënderoj për këtë. Nuk duhej të ndodhte…Dhamë gjithçka. Jemi të gjithë të mërzitur ne që e duam këtë klub…Por Interi është i uritur dhe do të rikthehemi të luftojmë, me shpresën se një ditë do të arrijmë atë moment ku shkruhet historia”, shkroi ai.
()