Milan, Leao gëzon tifozët: Asnjëherë nuk kam menduar largimin, dua të bëj histori këtu

Rafael Leao rinovoi kontratën me Milanin para pak javësh, duke vendosur kështu që të qëndrojë në Milano deri në vitin 2028. Sulmuesi kuqezi, në një intervistë të dhënë ka thënë se dëshiron të bëjë historinë te ky klub dhe se asnjëherë nuk ka menduar të largohet.

“Dua të bëj histori në këtë klub. Vendimi ishte marrë para se të nënshkruaja kontratën. U thashë drejtorëve se kjo është ajo që doja. Kur mbërrita në Milano, klubi më dha mbështetje të jashtëzakonshme, as që kam menduar të largohem apo të pranoj propozimin e ndonjë klubi tjetër. Dua të shkruaj histori me këtë klub” – tha Leao.
Leao u bashkua për herë të parë me kuqezinjtë në 2019 nga LOSC Lille dhe pothuajse çdo verë emri i tij ka qenë i lidhur me një numër skuadrash në të gjithë Evropën, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

()

Arena e Lajmit


Milan, Leao gëzon tifozët: Asnjëherë nuk kam menduar largimin, dua të bëj histori këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook