Ndarja nga jeta e Pierre Cabanes, Meta mesazh ngushëllimi për historianin francez: Mik i madh i kombit, falënderues për promovimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të historianit francez Pierre Cabanes.

Meta e cilësoi Cabanes si një mik të madh të kombit shqiptar, ndërsa shtoi se Shqipëria do t’i jetë përherë falenderuese për punën e palodhur shkencore për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian, si dhe për pasurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes Cabanes, të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkroi Meta në Facebook.

“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të kombit shqiptar, historianit dhe arkeologut të shquar francez, Profesor Pierre Cabanes.
Do t’i jemi përherë falenderues për punën e palodhur shkencore për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian, si dhe për pasurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Cabanes, të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, u shpreh Meta.

Arena e Lajmit


Ndarja nga jeta e Pierre Cabanes, Meta mesazh ngushëllimi për historianin francez: Mik i madh i kombit, falënderues për promovimin e Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook