“Në Tiranë do të bëjmë surprizën dhe fitojmë”, trajneri i Moldavisë kërcënon Shqipërinë

Moldavia po përgatitet për të marrë një fitore në transfertën e Tiranës ndaj Shqipërisë dhe këtë e konfirmojnë edhe deklaratat që vijnë nga kampi moldav. Trajneri i rivalëve të kuqezinjve, Serghei Cleșcenco, shprehet se djemtë e tij janë të karikuar, pasi e kanë studiuar mirë kombëtaren shqiptare dhe i njohin pikat e dobëta.

Në një prononcim për faqen zyrtare të federatës moldave, Cleșcenco, beson se skuadra e tij mund të bëjë surprizën ndaj Shqipërisë dhe është i bindur se i ka cilësitë e duhura për t’ia dalë mbanë e për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive në kualifikueset e Europianit 2024.

“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon të gjatë e të vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri.

Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, – ka deklaruar trajneri i Moldavisë, Serghei Cleșcenco.

()

Arena e Lajmit


“Në Tiranë do të bëjmë surprizën dhe fitojmë”, trajneri i Moldavisë kërcënon Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook