Nga motivi që e bindi për firmën te Grezda, prezantohet trajneri i ri i Partizanit

Partizani zyrtarizoi pasditen e djeshme marrëveshjen me trajnerin kroat, Zoran Zekic. Tekniku Zekic u prezantua sot para mediave, ku nuk hezitoi të fliste për largimin e Colellas, afrimin e mundshëm të Grezdës apo edhe arsyet që e çuan të zgjidhte këtë ekip për të ardhmen.

“Unë nuk zgjodha Partizanin, më zgjodhi Partizani mua. Për mua ishte një sfidë e madhe, kam punuar në Moldavi, në Hungari, në Kroaci dhe tani kisha nevojë për një sfidë të re. Mendoj se Partizani është klubi më i madh në Shqipëri dhe për mua, stafin tim, është nhë mundësi që të bëjmë diçka të mirë për Europën, duke filluar nga Champions e pastaj kampionati. Por për kampionatin do të kemi më shumë kohë.

Kam luajtur kundër Partizanit, kam punuar te Sherif Tiraspol dhe në atë ndeshje më kujtohen kualiteti dhe mentaliteti shumë i mirë i Partizanit. Gjithashtu për fat të mirë kam pasur mundësinë që të punoj me shumë futbollistë shqiptarë në Kroaci dhe në klube të tjera dhe më pëlqen karakteri, cilësia dhe profili i tyre se si luajnë futboll. Opinioni im është që të luajmë futboll me disiplinë.

Kam zhvilluar vetëm një stërvitje, kam parë shumë gjëra, nuk jemi kompletuar ende, presim disa lojtarë. Padyshim duhet të tregoj veten time dhe t’u shpjegoj lojtarëve të mi çfarë pranoj dhe cilat rregulla duhet të ndjekin në fushën e lojës dhe jashtë saj. Nuk kemi shumë kohë.

A do vijë Grezda? Mendoj se është pyetje për drejtorin se kam goxha punë për të bërë në fushën e lojës. Duhet ta dini që ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij kur luajti me mua. Uroj që të jetë në formë të mirë, e di që ka një dëshirë të madhe të vijë te Partizani, por çdo gjë tjetër varet nga marrëveshjet.

Afrime të tjera? Nuk kam asnjë listë, ne kemi folur dhe drejtori e di profilin e lojtarëve që duhen dhe ai e di më mirë se unë se çfarë duhet më mirë këtu.

Kam ardhur në stërvitje me energji dhe me dëshirë të madhe. Personalisht, edhe në ndeshje, duhet t’i jap energji pozitive skuadrës dhe dua t’i jap shtysën.

Marr skuadrën që ka fituar titullin kampion, dua të falënderoj fillimisht ish-trajnerin dhe stafin e tij. Nuk dua të flas shumë por duhet të luftojmë që të fitojmë titullin. Por si fillim kemi një muaj që të përgatitemi për Europën dhe si do të përfaqësohemi.

Matondo është ende lojtari ynë, nuk mendoj se nuk do të vijë. Ai ka dëshirat e tij, dhe klubi ka dëshirat e tij për të folur me të. Ai duhet të vijë këtu, të flasë me klubin dhe pastaj do të merret vendimi më i mirë për të gjithë.

Shanset për të kaluar ture? Fillimisht varet nga si do të përgatitemi për Europën. Pas disa ditësh do të shohim kundërshtarin dhe kemi 20 ditë pastaj që të analizojmë e bëjmë gjithçka tjetër. Nuk më pëlqen se nuk kam ende shumë lojtarë të kthyer. Por pa justifikime, duhet të bëjmë gjithçka që të përgatitemi për atë ndeshje. Opinioni im në jetë dhe futboll është se asgjë nuk është e pamundur, por thjesht të duhet kohë për ta arritur.

A do të përshtatem? Nuk mund të ndryshosh lojtarët dhe mentalitetin në një muaj, por mund t’i japësh mundësinë të ndryshosh diçka. Unë duhet të tregohem i zgjuar që të shoh fillimisht situatën fizike e mendore, çfarë mund të bëjmë në këto momente, se për shembull nëse shoh disa lojtarë që nuk janë në maksimum fizikisht, nuk mund të bëjnë progres në këtë muaj. Por jam 100% i sigurt, jo vetëm te Partizani e futbolli shqiptar, ne jemi profesionistë. Dhe nëse mendoni për suksesin, u thashë lojtarëve dje që të harrojnë gratë, baballarët dhe fëmijët dhe të mendojnë për ekipin.

Largimi i Kolelës edhe pse kampion? Shpeshherë jeta nuk është kaq e thjeshtë, unë u largova nga Sherif, ky fitova dy tituj e dy Kupa, luajta e fitova 50 ndeshje në atë periudhë. Po ju them se jeta është në disa raste e thjeshtë e disa herë jo, nuk di të them nëse ai kishte probleme këtu, por kjo është jeta, kjo është jeta e trajnerit. Para çdo ndeshje, marr gjërat e mia dhe i bëj gati, se ndoshta shkoj në shtëpi”, – u shpreh ai.

()

Arena e Lajmit


Nga motivi që e bindi për firmën te Grezda, prezantohet trajneri i ri i Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook