Sherr mes dy personave në Tiranë, godet me lopatë 40-vjeçarin, arrestohet autori

TIRANË

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar pasi është qëlluar me lopatë. Policia ka ndaluar tashmë autorin e dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç.

Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Sherr mes dy personave në Tiranë, godet me lopatë 40-vjeçarin, arrestohet autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook