Siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të falsifikuara të shtetësive të huaja, 3 të arrestuar në Tiranë, si funksiononte skema

Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se sillnin në vendin tonë dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara, dhe më pas ua shisnin shtetasve shqiptar.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit


Siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të falsifikuara të shtetësive të huaja, 3 të arrestuar në Tiranë, si funksiononte skema

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook