Mourinho refuzon miliardat e arabëve, trajneri i Romës i vendosur për të ardhmen

Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Roma. Trajneri i njohur ka marrë një ofertë marramendëse nga kampioni i divizionit të parë në Arabinë Saudite, Al Ahli, por as miliardat e tyre duket se nuk kanë tunduar portugezin. Kujtojmë që timonieri i njohur siguroi tifozët se s’do të largohet nga kryeqyteti që pas humbjes në Europa League. “Ndihem i sigurt këtu. Unë dua të vazhdoj këtu, për ju” – tha atëherë ai.

Mourinho është në krye të skuadrës që nga fillimi i sezonit 2021-22. Ai udhëhoqi skuadrën në finalet evropiane të njëpasnjëshme, duke fituar Conference League sezonin e kaluar, ndërsa arriti në finalen e Europa League këtë sezon.

()

Arena e Lajmit


Mourinho refuzon miliardat e arabëve, trajneri i Romës i vendosur për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook