VIDEO/ Të pajisur me maska silikoni e doreza, hajdutët vjedhin Range Rover-in luksoz në më pak se 2 minuta

Një automjet luksoz tip Range-Rover është vjedhur në zonën e Vorës në orët e para të mëngjesit të datës 3 qershor brenda pak momenteve.

Në pamjet e transmetuara nga Tv Klan shfaqen qartë 2 hajdutët të cilët janë pajisur me maska silikoni dhe doreza për të mos lënë gjurmë, të cilët arrijnë që brenda 2 minutave të hyjnë brenda makinës dhe më pas të largohen.

Atyre u duhen më pak se 120 sekonda për të thyer xhamin e makinës dhe për t’u futur brenda, ndërsa më pas largohen duke u shoqëruar nga një automjet tip “Audi” pa targa, që dyshohet se ka sjellë hajdutët në vendin e krimit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook