“Bëni vetëm çfarë ju thotë babloku”/ Noka akuza ministres Ekonomi: Je një militante e përdorur për afera, s’ke lidhje me administratën

I ashpër ka qenë qëndrimi i deputetit Flamur Noka në seancën e mbajtur në Kuvend.

Noka ka akuzuar qeverinë Rama se e ka kthyer administratën në një strukturë militantësh partie. Gjithashtu Noka nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj ministres Milva Ekonomi, për të cilën tha se është përdorur vetëm për afera dhe se nuk i ka shërbyer qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Nokës:

“Je një militante e përdorur. Që kur ke qenë zëvendësministre shëndetësisë edhe tani vetëm je përdorur për afera. Nuk i ke shërbyer as ti dhe as kryeministri yt shtetit dhe qytetarëve. Bëni hartime, citime e përralla. Vetëm vidhni dhe asgjë tjetër.  Duhet të kesh guxim të madh që të pohosh para shqiptarëve që aplikacionin e kanë plotësuar vetëm socialistë, kur ne kemi fakte që punonjës të administratës janë terrorizuar.

Ju keni vetëm ndjeshmëri për çfarë ju thotë Babloku. S’ka ligj, rroftë sulltan, as nuk skuqeni dhe a nuk zverdheni. Zëvendës ministrja jote i shpërndan dhe pëlqen postime. Spitali bashkiak Delvinë, ka edhe të tjera, i keni të gjitha (paraqet foton në Kuvend). Ti zonja ministre kur flas unë të lutem mos ndërhy. Janë të gjitha administratë publike. Ndaj mos flisni për administratë sepse e keni shndërruar në një strukturë militantësh partie. Kursejani këto shqiptarëve, pafytyrësinë e hajdutërinë e kriminalitetin nuk ua pranojnë shqiptarët”.

()

Arena e Lajmit


“Bëni vetëm çfarë ju thotë babloku”/ Noka akuza ministres Ekonomi: Je një militante e përdorur për afera, s’ke lidhje me administratën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook