Gjykata kërkon autorizim nga 31 deputetët e PD, shtyhet për në 11 korrik seanca për parkun Kombëtar të Butrintit

Është shtyrë seanca për Parkun Kombëtar të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë bëhet me dije se gjykata ka kërkuar autorizim nga 36 deputetët, firmëtarë të PD.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, pas një padie të bërë nga një grup deputetësh të opozitës, të cilët janë kundër dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore.

Deputetja e PD Ina Zhupa ka folur pas anulimit të seancës duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. E indinjuar deputetja e PD tha se ka një të pavërtetë pasi i është drejtuar Kushtetueses personalisht me 7 kërkesa të tjera. Gjithashtu bëhet me dije se seanca e radhës u vendos të mbahej me 11 korrik në orën 10:00.

“Palët e përfaqësuara në Gjykatë ishim të gjithë, pavarësisht se niveli i përfaqësimit të Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit nuk ishte në nivelin që prisja. Ajo që çmoi gjykata është që unë si deputete përfaqësues bashkë me avokatin nuk ishim të legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët firmëtarë. Këtu ka një të pavërtetë sepse unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese me emrin tim personal me 7 kërkesa të tjera dhe më kishin njohur si subjekt të legjitimuar për të përfaqësuar deputetët. Ata kanë vendosur që prej çështjes për ndërtimet pa leje një standard të ri. Unë i shtrova Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjen se çfarë bëhet sepse 36 deputetë kanë firmosur dhe 5 kanë lënë mandatet. Seanca e radhës u la më 11 korrik në orën 10 ku shpresojmë se nuk do kemi më probleme të tilla”, tha Zhupa.

Ndërkohë në një komunikim të zhvilluar më herët për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese, Zhupa tha se nga ky projekt ka 13 shkelje.

“Jemi në lidhje me kërkesën që kemi bërë, ndërsa përfaqësohemi nga zonja Metaliaj dhe zoti Spaho, ku do të paraqesin padinë e 36 deputetëve të opozitës për parkun e Butrinti. Uroj që palët të jenë prezentë dhe ministrja Margariti, që ta mbrojë dhe koncesionin e saj. Uroj që të jenë prezentë dy Ceot e fondacionit amerikan-shqiptare. uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe faktet e tyre, që të përballemi me argumente. Janë 13 shkelje me vendim gjykate, të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore. Sot nisim me besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin për të mbrojtur identitetin kombëtar.”, tha Zhupa.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë rrezikon Butrinti nëse gjykata nuk jep vendimin e pritur nga opozita, Zhupa iu përgjigj se; “Ndërtohen në Butrint restorante, suvenire, bare në një zonë që është e mbrojtur. Hiqet kompetenca për të monitoruar pasurinë tonë kombëtare dhe I lihet në dorë një private. Çdo gjetje që bëhet në Butrint do të tjetërsohet. Butrintit gjithashtu i hiqet nga kompetenca të gjithë organeve të shtetit. Konventa e Parisit ndalon që fondacionet të marrin në administrim, pra administrimi i pasurive në UNESCO duhet të jenë në administrim nga shteti. Sot Butrinti ka 2 mln dollarë në arkat e veta të mbledhura nga qeveria shqiptare që do t’i kalohen si palë fondacionit të Butrintit pabarazia për Butrintin.”
()

Arena e Lajmit


Gjykata kërkon autorizim nga 31 deputetët e PD, shtyhet për në 11 korrik seanca për parkun Kombëtar të Butrintit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook