Italia u ngushëllua me fitoren e finales së vogël në Nations League, teksa “rrëmbeu” vendin e 3-të të kompeticionit pas fitores 3-2 ndaj Holandës. Pas sfidës foli për mediat numri një i pankinës së italianëve, Roberto Mancini.
“Ne dolëm shumë mirë në pjesën e parë, më pas në pjesën e dytë ra ritmi. Në përgjithësi, mendoj se ishte një test i mirë dhe indikacionet janë të gjitha të mira, kemi zgjidhje interesante të lojës.
Me Chiesa dhe Zaniolo në pjesën e dytë u bëmë më të fortë fizikisht, ndërsa në të parën ishim më të lehtë. Gjithsesi e rëndësishme ishte të fitonim sepse është gjithmonë një sfidë që ka rëndësi.
Goli i Dimarco ishte një gol i mrekullueshëm. Buongiorno gjithashtu bëri shumë mirë, ai është mësuar të luajë në një formacion me tre mbrojtës dhe kalimi me katër të tillë nuk ishte i lehtë” – Tha ai.
()