Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje me deputetët, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të votojë për 29 korrikun si dita kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin.
Gazetari i Arena e Lajmit, Osman Stafa tha se të pranishëm janë 12 deputetë që kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin ato për degët e partisë.
Ndërkohë që deputetët që kanë votuar pro 29 korrikut, nuk janë të pranishëm.
Bie në sy fakti që edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila dha dorëheqjen si nënkryetare e partisë dhe anëtare e kryesisë pas përplasjeve në një nga mbledhjet e fundit, nuk është sot e e pranishme.
Deputetët e pranishëm
Gazment Bardhi
Xhelal Mziu
Dashnor Sula
Bledion Nallbati
Andia Ulliri
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Ramadan Lika
Saimir Korreshi
Helidon Bushati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja