Video skandali ‘Gjici’/ “Të kontrollohen kamerat e Bashkisë”, ekspert i sigurisë: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular. Të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë ka komentuar skandalin seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ku ky i fundit u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Në një bisedë në studion e News24, Softa tha se pamjet që u publikuan nuk ishin origjinalet, por të filmuara nga një celular. Mes të tjerash Softa tha se duhet të hetohet lidhja e dy protagonistëve, Gjicit dhe vajzës. Po ashtu Softa tha se duhet të kontrollohen kamerat e Bashkisë së Kukësit, serveri i të cilave u sekuestrua sot me urdhër të SPAK.

“Skandali ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme. E gjithë video e copëtuar është bërë meme. Kësaj video i është dhënë ngjyra politike, korrupsioni, shpërdorimi apo fenomen që po ndodh në këtë vend. Ashtu siç u transmetua pa filtra, tregoi se theu të gjitha normat e mundshme të moralit. Mund të kishte dhe minimizime të videot. Është transmetuar nga një celular. Një celular filmon mbi një laptop dhe mbi një monitor, nuk është video origjinale. Videot origjinale vijnë përmes regjistrimeve. Një mënyrë që vijnë është skeda e memories, apo një kartë sim që bën transmetimin.

Ky rast, telefoni filmon mbi një monitor, tregon se ka dashur që të shpërndaje këtë video. Ai është një regjistrim statik. Celulari lëviz dorën dhe të jep përshtypje sikur është kamera. Mund të shihte momenti i parë, ku duken konturet e një monitori dhe më pas jepen disa lëvizje. Kamera është statitike, e fshehur. Kemi dëgjuar njerëz të ndryshëm që bëjnë aludime për tipin e kamerës. Kamerat e fshehta kanë një rezolucion të caktuar. Këndi i marrjes vjen nga 60-8- gradë. Nëse keni videon e plotë, dëgjohen dhe biseda, zëra për të treguar jo thjesht ngjarjen, por nëse ka pasur dhe biseda të tjera në interes të hetimit.”, tha ai.

Po ashtu, Softa tha se nuk e beson variantin që Gjici apo dhe zonja në fjalë filmojnë veten.

“Nuk është rasti i parë. Kur skandalet plasin në nivelin e një kryetari bashkie kaq të famshëm, përbën një superlajm. Këtu kemi vepër penale. Duhet të gjenden lidhjet mes dy personave, nëse janë lidhje intime apo marrëdhënie të tjera. Pajisjet që kanë qenë të qëllimshme apo ia kanë futur të tjerë, këto duhet t ë shihen nga kamerat e bashkisë. Këto kamera mbajnë një memorie rreth 30 ditë, në bashkinë e Kukësit. Duhet të hetohen këta dy persona se pse bëhen bashkë (Gjici dhe zonja). Bashkë i ka bërë një orar zyrtar. Duhen parë mirë dhe personi tjetër që është pjesë e videos, se me çfarë merret. A është gazetare investigimi apo është viktimë? Këto janë disa elemente që përbëjnë hetimin. Nuk besoj se kryebashkiaku filmon veten, apo dhe vajza, që të turpërojë veten. Ose ka rënë në dorë të dikujt aksidentalisht kjo video.”, nënvizoi ai.

()

Arena e Lajmit


Video skandali ‘Gjici’/ “Të kontrollohen kamerat e Bashkisë”, ekspert i sigurisë: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular. Të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook