Zbardhen kriteret për kandidatët për kreun e PD-së zyrtare, dy pikat që “përjashtojnë” Berishën nga gara

Teksa kryesia ka miratuar 29 korrikun si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë, PD-ja zyrtare ka publikuar edhe kriteret që do të duhet të zbatojnë kandidatët përpara se të hyjnë në garë.

Në dokumentin e siguruar nga Arena e Lajmit janë përfshirë edhe dy pika që e bëjnë të pamundur futjen në garë të ish kryeministrit Sali Berisha.

Kështu në kapitullin “aftësitë e angazhimit politik”, në pikën 3 thuhet se “kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit”.

Kjo do të thotë se dalja e Sali Berishës me Partinë e Lirisë në dy procese zgjedhje, në 2022 kur u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, mund të konsiderohen dëmtim i interesave elektorale të PD-së.

Por ka edhe një pikë tjetër me të cilën bëhet e pamundur lejimi i kandidimit të Berishës.

“Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”, thuhet në pikën 2 të kapitullit “integriteti moral”.

Prej shtatorit të vitit 2021, Berisha është përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij non gara.

Arena e Lajmit


Zbardhen kriteret për kandidatët për kreun e PD-së zyrtare, dy pikat që “përjashtojnë” Berishën nga gara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook