Ekipet shqiptare, pjesëmarrëse në kupat e Evropës, janë sy e veshë sot nga Nion ku do të njohin rivalët e tyre. Në orën 14:00 do të hidhet shorti i Champions League, ku Partizani, kampion i Shqipërisë, do të njihen me kundërshtarin e tyre në turin e parë eliminator të këtij kompeticioni. Në prag të shortit, UEFA ka bërë të ditur kundërshtarët e mundshëm të “demave”” Sheriff Tiraspol, Bate Borisov, Astana, Zrinjski Mostar dhe Makabi Haifa.
Në orën 15:00 në Nion do të hidhet shorti për turin e parë në Conference League, teksa nesër hidhet shorti për turin e dytë. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia kanë njohur rivalët e tyre të mundshëm:
Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës: NK Maribor (Slloveni, )Alashkert FC (Armeni), FC Dinamo Batumi (Gjeorgji), La Fiorita 1967 (San Marino), FC Dinamo Minsk (Bjellorusi)
Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias: Ararat-Armenia FC (Armeni), FK Sutjeska (Mali i Zi), FK Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë), FC Vaduz (Lihtenshtejn), NK Domžale (Slloveni).
Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë: Linfield FC (Irlanda e Veriut), Dundalk FC (Irlandë), Konah’s Quay Nomads FC (Uells), FC Progres Niederkorn (Luksemburg), Inter Klub d’Escaldes (Andorra)