Aksident tragjik në Durrës/ U përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa një e re ka mbetur viktimë nga përplasja.

Mësohet se 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e identifikuar si Indrit Uka, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Studentja
Studentja

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Aksident tragjik në Durrës/ U përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook