Humbi jetën gjatë punës, kush është 35-vjeçari që punonte në fasoneri, dyshime për vdekjen

Taulant Lika, 35 vjeç ka gjetur vdekjen sot pasi është goditur nga një pajisje gjatë punës në një fasoneri në zonën e Krujës.

Mësohet se fasoneria është në pronësi të shtetasit Alfred Kalesha dhe është hapur së fundmi.

Por teksa policia bëri të ditur se 35-vjeçari dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë, është e paqartë si ka ndodhur ngjarja. Kjo pasi tranxha është një padisje që peshon rreth 2 tonë dhe nuk ka asnjë mundësi që të godasë personin që e përdor. Rreziku është për të prerë gjymtyrë, por jo të godasë. Goditja mund të ndodhë vetëm në rast se makineria po transportohej apo zhvendosej.

Për aksidentin nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as Spitali i Krujës dhe nuk dihet se ku apo se nga kush i është dhënë ndihma e parë viktimës.

Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur dhe viktima banonte vetëm pak metra larg fasonerisë.

“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Arena e Lajmit


Humbi jetën gjatë punës, kush është 35-vjeçari që punonte në fasoneri, dyshime për vdekjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook