Reforma në Drejtësi/ “Prokurorët kalojnë vetingun me 500 mijë euro”, gazetari: Vangjush Dako po dënohet si dikur Nexhmije Hoxha për kafe

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Open” në Newss24, ka deklaruar se SPAK dhe Reforma në Drejtësi ka qenë në dështim.

Sipas tij u harxhuan shumë ta mëdha parash dhe u reformua një sistem i tërë, ndërkohë që peshqit e mëdhenj mbeten jashtë dhe në burg janë vetëm peshqit e vegjël.

Ai ka deklaruar se edhe vetingu nuk ishte i suksesshëm, kur për sa kohë sipas tij vetingun e kalojnë prokurorë që paguajnë nga 500 mijë euro.

Dyrnjaja preku edhe rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili sipas tij po akuzohet për gjëra të vogla në vend të aferave të mëdha.

“Reforma në drejtësi për mua është e dështuar.
Ikja e zonjës Kim ka dy pamje. Në pikëpamjen personale, bilanci i saj personal është i mirë.
Bilanci real, mendoj që zonja Kim e lë më keq sot Shqipërinë seç ishte. Investimet amerikane janë aspak, pra janë tregues që ne si produkt i kemi zero ose çka, por jo në rritje.

Sa i përket ish- ministrit Tahiri, ishte nga drejtësia e vjetër, ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda jo nga SPAK.
Peshqit e mëdhenj janë jashtë ndërsa të vegjlit brenda. Nëse ka një dështim është reforma në drejtësi sepse dy komisionet e vetingut janë në substancë të korruptuara.
Ka shumë njerëz sot që kanë kaluar vetingun që nuk e meritojnë. Dikush u largua për një shishe ujë që nuk e justifikonte, ndërsa për dikë u mbyllën sytë.

Për mua ka rënë vetingu, pra ka rënë reforma. Sepse vetingu synonte pastrimin e sistemit të drejtësisë. Një prokuror sot e kalon vetingun duke paguar 500 mijë euro. Ndërsa sa i përket Vangjush Dakos, ai po dënohet si dikur Nexhmija, për kafe. Po dënohet për ca kate shtesë”, tha ai.

Arena e Lajmit


Reforma në Drejtësi/ “Prokurorët kalojnë vetingun me 500 mijë euro”, gazetari: Vangjush Dako po dënohet si dikur Nexhmije Hoxha për kafe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook