Ambasadorja Yuri Kim ka mbaruar mandatin në vendin tonë dhe së shpejti do të largohet.
Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me bilancin e punës së saj.
I ftuar në studio, Endrit Shabani nga Nisma Thurje ka deklaruar se e vetmja opozitë që i ka mbetur vendit dhe që mund të frenojë kryeministrin Edi Rama është Ambasada Amerikane.
Ai ka shtuar se e vetmja arsye që ka pasur disa rezultate nga Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore, është pikërisht mbështetja nga amerikanët.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Shabani: Opozita e vetme në vend, në kuptimin që mund të frenojë Edi Ramën është Ambasada Amerikane.
Rama i ka thyer të gjitha kufizimet e brendshme dhe SPAK ka rezultat vetëm se ka mbështetje nga SHBA dhe ndërkombëtarët.
Yuri Kim u përpoq të influenconte reformën zgjedhore, që jepte më shumë barazi mes palëve. Kishte rezultat sepse u hapën listat.
Reforma në drejtësi ka dhënë rezultat edhe pse nuk është perfekte.
Rezultatet e deritanishme ishin vetëm nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve.
Dyrnjaja: Reforma në drejtësi për mua është e dështuar.
Ikja e zonjës Kim ka dy pamje. Në pikëpamjen personale, bilanci i saj personal është i mirë.
Bilanci real, mendoj që zonja Kim e lë më keq sot Shqipërinë seç ishte. Investimet amerikane janë aspak, pra janë tregues që ne si produkt i kemi zero ose çka, por jo në rritje.
Sa i përket ish- ministrit Tahiri, ishte nga drejtësia e vjetër, ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda jo nga SPAK.
Peshqit e mëdhenj janë jashtë ndërsa të vegjlit brenda. nëse ka një dështim është reforma në drejtësi sepse dy komisionet e vetingut janë në substancë të korruptuara.
Ka shumë njerëz sot që kanë kaluar vetingun që nuk e meritojnë. Dikush u largua për një shishe ujë që nuk e justifikonte, ndërsa për dikë u mbyllën sytë.
Për mua ka rënë vetingu, pra ka rënë reforma. Sepse vetingu synonte pastrimin e sistemit të drejtësisë
Shabani: Po thua që në 2019 ishim më mirë. në cilin indikator ishim më mirë
Dyrnjaja: Krimi i organizuar dhe korrupsioni. Mbi këto baza funksionon SPAK. Krimi i organizuar është goditur gjithmonë në Shqipëri. SPAK u krijua për korrupsionin, ndërkohë që nuk ka rezultat. Rama është në pushtet, hetohet apo jo për afera të rëndësishme që ka në treg. Pse nuk hetohet?
Shabani: Rama duhet të ishte në burg.