247 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve, Begaj: Angazhimi amerikan për integrimin e Shqipërisë mbetet vendimtar

Presidenti i vendit, Barjam Begaj ka marrë pjesë në pritjen e 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së të organizuar nga Ambasada Amerikane.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin historik të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të kombit shqiptar.

“Angazhimi amerikan për integrimin euro – atlantik të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë mbetet vendimtar për të sotmen dhe për të nesërmen e vendit tonë. Ky angazhim na detyron të jemi në lartësinë e investimit dhe të pritshmërive dhe ne jemi të kthjellët për rrugën që na duhet akoma të bëjmë në këtë drejtim,” – tha ndër të tjera Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit shprehu dhe njëherë gatishmërinë për përforcim e mëtejshëm dhe intensifikim e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat e posaçërisht ato ekonomike, si dhe në përballjen e sfidave që janë sa kombëtare e rajonale po aq dhe globale.

“Më lejoni të nënvizoj se ne e njohim rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë për paqen në Ballkan e veçanërisht për Kosovën e lirë, të pavarur e të njohur botërisht. Ne e vlerësojmë, dhe nuk harrojmë. Në këtë kuptim ne i jemi pranë Shteteve të Bashkuara si partneri ynë strategjik, por dhe me vullnetin e përkushtimin për prosperitetin e të dy popujve tanë,” – tha më tej Presidenti Begaj.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti rezervoi një falënderim të posaçëm ndaj Ambasadores Yuri Kim, që po mbaron misionin e saj diplomatik në Shqipëri, për kontributin e çmuar në vendin tonë dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë.

“Ju uroj shumë sukses në detyrën e rëndësishme që ju pret. Ju besoj e dini tashmë, por më lejoni t’ju rikujtoj se ne shqiptarët themi: Shtëpia është e Zotit dhe mikut! Uroj të gjeni kohë dhe pas përfundimit të misionit në Shqipëri, të kujtoni natyrën, miqtë e pse jo dhe politikën e institucionet tona, por mbi të gjitha të vini në shtëpinë tuaj.” – mbylli fjalën e tij Presidenti.

Arena e Lajmit


247 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve, Begaj: Angazhimi amerikan për integrimin e Shqipërisë mbetet vendimtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook