Alibeaj i përgjigjet Gazment Bardhit: E kishim kuorumin në mbledhjen e Këshillit, deputetët janë shpirtra të lirë

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, u shpreh se pret që zgjedhjet e 29 korrikut për kryetar të ri të PD, pret dhe shpreson që të jenë transparente dhe të mos manipulohen votat.

“A do bëjmë ne dot një proces transparent dhe jo me simptomat e dikurshme, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat. Nuk kam kandiduar përballë Bashës…. jam shumë serioz në detyrat që marr në PD”, tha ai.

Po ashtu, duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, ai tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, e kanë pasur kuorumin.

“Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa   ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329.  Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021.

Arena e Lajmit


Alibeaj i përgjigjet Gazment Bardhit: E kishim kuorumin në mbledhjen e Këshillit, deputetët janë shpirtra të lirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook