Chelsea dhe Man.United janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” ndërmjet tyre, shkak për këtë është bërë Mason Mount. “Djajtë e kuq” kërkojnë shërbimet e sulmuesit të bluve, por po hasin në një rezistencë të fortë nga klubi londinez. Man.United është paraqitur së fundmi me ofertën e dytë zyrtare për Mount, 50 milionë sterlina, por sërish kanë hasur në refuzimin e Chelsea-t. Blutë ia kanë bërë të qartë, Mount nuk largohet pa 60 milionë.
Situata mes dy klubeve ka marrë vëmendjen kryesore në të përditshmet angleze.
()