“Gjithçka ishte skenar për rikthimin e Bashës”, deputeti i PD: Alibeaj më ka zhgënjyer, nuk prisja të bëhej patericë

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si edhe rikthimin e Lulzim Bashës.

Sula u shpreh se Lulzim Basha kishte përgatitur një skenar për rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike dhe se të gjitha zhvillimet në vitin e fundit brenda PD-së kishin qenë pjesë e planit.

Ai shtoi më tej se ndihet i zhgënjyer nga Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se u shndërrua në një patericë për të kthyer partinë në situatën fillestare.

“Kur të ndodhë ajo katastrofë në vitin 2025, do të shohim kush e ka pasur fajin për vendosjen e regjimit të Edi Ramës. Unë ndihem i shfrytëzuar në naivitetin tim. Bashës bravo i qoftë për skenarin që përgatiti, Alibeaj më ka zhgënjyer shumë duke u shndërruar në një patericë për t’u kthyer në situatën ku ishim në fillim.

Unë kam kërkuar që PD të hynte në zgjedhje për çdo rol dhe kjo binte në vesh të shurdhët. Mendoja se Alibeaj mund të ishte kreu i ri i PD-së gjatë asaj kohe. Gjithçka ka qenë një skenar për t’ia lënë në pjatë të argjendtë Bashës.

Jam kundër Bashës pasi po zgjidhet për herë të katërt dhe do humbë për herë të pestë. Opozitës i është dashur një bashkim real dhe lidership i ri. Nëse do rrimë në situatën ku jemi, ju garantoj se në vitin 2025 Rama nuk ka nevojë të diskutojë për shumicën. Edhe Berisha edhe Basha janë humbës”, u shpreh Sula.

Arena e Lajmit


“Gjithçka ishte skenar për rikthimin e Bashës”, deputeti i PD: Alibeaj më ka zhgënjyer, nuk prisja të bëhej patericë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook