Grabitën materiale me vlerë 50 mijë euro nga kantieret e ndërtimit, arrestohen 3 shqiptarët në Austri

Tre shtetas shqiptarë kanë vjedhur materiale ndërtimi me vlerë mbi 50 mijë euro nga disa kantiere ndërtimi në Linz të Austrisë dhe zonat përreth.

Mësohet se më i riu prej tyre, një 39-vjeçar, i cili punonte me materialet e rënda, ka ngarkuar sendet e vjedhura në një kamion së bashku me dikë tjetër.

Pronari i kamionit që u përdor për të transportuar sendet e grabitura u shpreh se nuk e dinte që materialet ishin vjedhur. Raportohet se autoritetet ranë në gjurmët e tyre pasi një 49-vjeçar që ishte pjesë e grupit kishte shitur 50 skelete hekuri për krevatë.

Pas kësaj , të tre shtetasit shqiptarë u arrestuan, ndërsa gjykata vendosi t’i dënojë duke nisur nga 1 muaj në burg, deri në 10 muaj.

Arena e Lajmit


Grabitën materiale me vlerë 50 mijë euro nga kantieret e ndërtimit, arrestohen 3 shqiptarët në Austri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook