“Kam bërë një gabim”, Neymar pas një tjetër tradhtie: Bru, të kërkoj falje publikisht!

Pak ditë pas lajmit për një marrëveshje për mundësinë që Neymar të tradhtojë partneren e tij Bruna Biancardi në kushte të caktuara, sulmuesi Brazilian përmes një postimi në rrjetet sociale, I ka këruar falje partneres së vet:

“E pashë sa shumë u ekspozove, sa vuajte nga e gjithë kjo dhe sa shumë do të jesh pranë meje. Dhe unë dua të jem pranë teje. Bëra një gabim. E gjithë kjo preku një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruan që ëndërroja të kisha pranë, nënën e djalit tim.

Preku familjen e saj, e cila tani është familja ime. Preku intimitetin e saj në një moment të veçantë për t’u bërë nën. Bru, tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e kotë, por ndihem i detyruar ta përsëris publikisht. Nëse një çështje private është bërë publike, edhe faljen po e bëj publike”, shkruan Neymar.

Pak muaj para lindjes së djalit të tij, Neymar këmbëngul se “nuk mund ta imagjinojë” të jetë pa partneren e tij dhe se, megjithëse nuk e di nëse “do të funksionojë”, ai është “i sigurt se dëshiron të provojë”. Reagimi i Neymar erdhi pas një pabesie të mundshme nga ana e tij. Futbollisti dyshohet se ka kaluar kohë në një apartament luksoz me Fernanda Campos.

()

Arena e Lajmit


“Kam bërë një gabim”, Neymar pas një tjetër tradhtie: Bru, të kërkoj falje publikisht!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook