“Rezultat i punës në grup”, Sylvinho: Ecim përpara, forca Shqipëri!

Kombëtarja shqiptare mori dy fitore radhazi, duke mundur Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Dy suksese që e fusin totalisht Shqipërinë në shinat e pretendimeve për një vend në Euro 2024. Trajneri Sylvinho, përmes një postimi në Instagram, thotë se kjo është rezultat i gjithë grupit.

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet. Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme.

Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm. Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri! – shkruan Sylvinho.

Sylvinho

()

Arena e Lajmit


“Rezultat i punës në grup”, Sylvinho: Ecim përpara, forca Shqipëri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook