Ilkay Gundogan ka bërë gati “valixhet” për tu transferuar te Barcelona, ky duket një vendim pa kthim, për këtë arsye Pep Guardiola dhe stafi i tij kanë nisur punën për të gjetur pasuesin ideal. Në Angli kanë një emër fiks, një dëshirë të madhe të teknikut spanjoll për të siguruar kartonin e Declan Rice. Man.City ka gati 100 milionë euro për të bindur West Ham të lë të lirë kapitenin. Me këtë shifër, “qytetarët” thyejnë konkurrencën e klubeve të tjera që po ndjekin prej kohësh mesfushorin anglez, mbi të gjitha Arsenal.
Në pritje të Declan Rice, sipas mediave angleze, Man.City ka mbyll marrëveshjen me Mateo Kovacic. Kroati ka kaluar testet mjekësore ndërsa zyrtarizimi është thjesht çështje kohe. Kartoni i Kovacic i ka kushtuar Man.City 30 milionë euro kesh, plus 6 të tjera në formë bonusesh.
()