“Marrëdhënie Rama-Vuçiç, dashuri si Romeo dhe Xhuljeta”, deputeti i PD akuza kryeministrit: Influencues i deformimit të ekuilibrave në rajon

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka quajtur marrëdhënien mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderit serb Aleksandër Vuçiç, si një “ histori dashurie alla Romeo dhe Xhuljeta”. Sakaq ai ka akuzuar Ramën për influencim në deformimin e disa ekuilibrave në rajon.

Postimi i plotë i Ramës:

Teatraliteti absurd “Ngriva-shkriva” i Ramçs me Vuçiç.

Tashme duke marre dhe rolin e Kasandres per “prag te katastrofe” sic thote ai!

Teatralizma me mungese te thelle serioziteti politik keto per maredheniet ne Rajon, qofshin dhe me Serbine, qe vecse ulin “peshen” tone “specifike”.

Keto maredhenie duhet te jene pa eksese “dashurie” alla Romeo me Xhuljeten, sic kemi vite qe shohim midis Rames e Vucic.

Duke censuruar per hir te kesaj “dashurie” edhe te vertetat historike, si Genocidin serb ne Kosove, duke akuzuar cdo dite Kosoven.

Ato duhet te jene dhe pa “kercenime ekstreme”, te cilat nuk impresionojne kerkend, as Serbine, sic eshte dhe deklarata per “ftohje-ngrohje” e Rames.

Maredheniet tona me Serbine duhet te jene maredhenie konstante, normale shteterore, duke u kondicionuar per me shume nga ato Serbi-Kosove.

Ne fakt Rama me politikat e tij per “shplarjen” e Vucic e Serbise nga “mekatet” historike pa u kerkuar falje, influencoi ne deformimin e disa ekuilibrave ne Rajon.

Ne zbehjen e sovranitetit te Kosoves, cvleresimin e faktorit shqiptar e Shqiperise si faktore lider per stabilitein e Rajonit e “fytyren” perendimore te tij deri me 2014.

Kalimin e ketij roli Vucic e Serbise duke i vendosur pa drejtesisht ata ne “podium” si kampione te paqes e stabilitetit.

Pasoja keto, qe kane “ushqyer” me energji e iluzione grupet ultranacionaliste serbe, si dhe influencat e Moskes mbi ata, per te shtuar tensionet ne Rajon.

Keto veprime te pa perputheshme me realitetin, ngjarjet, te verteten kontribuojne ne komplikimin e gjendjes.

Ajo qe duhej e duhet bere nga Shqiperia jane vetem politika e qendrime serioze, racionale, pa oshilacione, pa teatralitete.

Pa mesazhe artificiale per “fatkeqesi epokaliptike”, qe ne fakt ne keto momente i shkojne per shtat vetem Serbise, politikave e qellimeve te saj.

Duke amplifikuar e bere me te besueshme kercenimet “boshe” te Beogradit, te artikuluara edhe para pak ne forme “ultimatumi” nga drejtuesi i ushtrise serbe.

Arena e Lajmit


“Marrëdhënie Rama-Vuçiç, dashuri si Romeo dhe Xhuljeta”, deputeti i PD akuza kryeministrit: Influencues i deformimit të ekuilibrave në rajon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook