Me not nga Italia në Shqipëri/ Avokatja Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore

Avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “” se 36-vjeçarja ka ndërprerë notin për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit. Në pritje të saj janë një ekip mjekësh.

Avokatja shqiptare kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Avokatja 36-vjeçare që jeton në Australi u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.

Arena e Lajmit


Me not nga Italia në Shqipëri/ Avokatja Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook