UEFA trondit futbollin spanjoll, përjashton klubin nga Europa për trukime

UEFA vepron me dorë të hekurt kur bëhet fjalë për trukime dhe këtë e ka treguar disa herë. Së fundmi, organi më i lartë i futbollit në Europë ka tronditur futbollin spanjoll duke përjashtuar Osasunën nga Conference League. Vendimi për këtë është marrë pasi inspektorët e UEFA-s, kanë zbuluar se klubi është përfshirë në trukimin e ndeshjeve dhe për këtë, përjashtimi është vendimi i marrë. Klubi i Osasunës ka të drejtën e apelimit në KAS, ndërkohë që vetë klubi ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp.

Klubi i Osasunës nuk e ka pranuar një vendim të tillë nga UEFA duke u shprehur se është një vendim kundër futbollit dhe se dënimi ka ardhur vetëm për faktin se bëhet fjalë për një klub të vogël. “E fortë me të dobëtit por e dobët me të fortët”, shkruan klubi.

Osasuna u rendit në vendin e shtatë në kampionat dhe tashmë me vendimin e marrë, në Europë do të luajë Atletik Bilbao e vendit të tetë, gjithmonë nëse KAS nuk e ndryshon vendimin./PANORAMASPORT

Arena e Lajmit


UEFA trondit futbollin spanjoll, përjashton klubin nga Europa për trukime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook