Mirlind Daku mund të jetë prurja më e re në Kombëtare dhe tashmë nuk e pengon asgjë për të qenë pjesë e kuqezinjve. Sulmuesi që ka luajtur për Kukësin në Superiore dhe që shkëlqeu me Murën në Slloveni, është zyrtarisht nënshtetas shqiptar.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sulmuesin Mirlind Daku i cili pajiset në këtë mënyrë me pasaportën e Shqipërisë, duke pasur mundësi që të luajë në ndeshje zyrtare.
Sulmuesi 25-vjeçar nuk u ftua në ndeshjet e fundit nga trajneri Girese për Kosovën dhe në një intervistë të dhënë, u shpreh se Shqipërinë do ta përfaqësonte me zemër. Tashmë, pritet që Daku të jetë afrimi më i ri në Kombëtaren e Shqipërisë./Panorama Sport